Aktualitet

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi “rikthehen” në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet edhe njëherë me Gjykatën e Lartë me qëllim heqjen e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, shkruan A2 CNN.

Kjo gjykatë ka regjistruar rekursin e ish-kryeministrit të marrë të pandehur nga SPAK për “korrupsion”, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm të 3 janarit, që caktoi ndaj tij masën e “detyrimit për paraqitje”.

Rekurs në Gjykatën e Lartë ka paraqitur edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, i cili kërkon të shfuqizojë vendimin e Apelit të Posaçëm, që la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.

#Sali #Berisha #dhe #Jamarbër #Malltezi #rikthehen #në #Gjykatën #Lartë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button