LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt.
Në këtë aktivitet do të prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
Në hapje të këtij eventi Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri një pasyqrim të aktiviteve që pritet të mbahen në vend.
‘Sipas fushave të mëbshtetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31 për qind artizanti dhe trashëgimia 23 për qind, artet pamore 22 për qind teatët kinematografi 14 për qind. etëria 10 për qind. Viti 2025 do të sjell 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52 për qind akticitete më shumë se viti 2024 me 600 mijë spektatorë të pritshëm’, tha ministri Gonxhja.
#LIVE #Rama #në #eventin #Hangart #nis #edicioni #katërt #Javëve #Kulturore #Ndërkombëtare
Java News