Aktualitet

Ismajli nuk ia del, formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë

Tashmë nuk ka më dyshime: Ismajli dhe Kumbulla nuk do të nisin si titullarë sfidën kundër Anglisë. Ajeti-Gjimshiti do të jetë dyshja në qendër të mbrojtjes kuqezi mbrëmjen e sotme kundër “3 luanëve” në “Uembli”.

RTSH Sport mëson se stafi i kombëtares është munduar deri në momentet e fundit që të rikuperojë Ismajlin, por pasi kanë vlerësuar gjendjen e lojtarit, kanë vendosur që titullarë në mbrojtje të luajë Ajeti.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit Balliu dhe Aliji nga krahët plotësojnë 4-en e mbrojtjes përpara portierit Strakosha.

Asllani, Ramadani dhe Laçi do të luajnë në mesfushë, ndërsa Asani dhe Bajrami në krahë. Dilema e vetme mbetet se kush do të jetë titullar ën sulm: Manaj apo Uzuni.

#Ismajli #nuk #del #formacioni #mundshëm #Shqipërisë #kundër #Anglisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button