Sport

Do t’i japim Cole Palmer Shqipërisë që të rrihni Serbinë

Gazetari i njohur në Angli dhe komentatori i shumë ndeshjeve të Kombëtares së Anglisë, Sam Matterface, është shfaqur në një intervistë për emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Ky emision është i dedikuar për Kombëtaren Shqiptare dhe këtë herë Sam foli sa i përket kuqezinjëve dhe asaj që pritet të ndodh nesër. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)
?
“Mendoj se Anglia do të fitojë, besoj se Anglia do të fitojë. Nuk është mungesë respekti ndaj Shqipërisë, por Tuchel ka një grup të ri dhe do të shkojë larg në Botëror. Do të fus një filozof të re dhe ka shumë pasion në punën e tij. E shoh shumë të vështirë për Shqipërinë. Më parë ne kemi luajtur një futboll jo të mirë, një futboll të ngadaltë shumë dhe me një qarkullim topi i cili nuk ishte ai më i miri i mundshmi. Me trajnerin Tuchel do të ndryshojmë filozofinë e lojës mendoj, do të jemi më sulmues për të qenë më produktiv.  Anglia ka një problem, nuk shënon shpesh shumë gola. Shënon 1 ose 2 gola dhe më pas kthehet mbrapa, qëndron dhe pret. Prandaj unë mendoj 2-1 ose 3-1 për Anglinë, pra nëse do të jemi në një natë të madhe, mund të fitojmë më shumë me Shqipërinë”, tha Matterface.

E teksa e pyesim se cila do të jetë skuadra që do të mbajë vendin e dytë pas Anglisë, Sam thotë: “Është e vështirë të thuash që tani se Anglia do të fitojë grupin, ne e presim që Anglia ta fitojë grupin. Është një pyetje e vështirë sepse Serbia dhe Shqipëria nuk kanë performuar mirë në Ligën e Kombeve. Nëse do të shikoje formën në përgjithësi do të zgjidhje Serbin, por unë mendoj se nuk ka shumë diferenca të mëdha mes dy ekipeve, do të jetë cdo gjë shumë e ngushtë. Kjo cështje me siguri do të zgjidhet në ndeshje direkte mes Shqipërisë dhe Serbisë. E imagjinoj që do të jetë një ndeshje shumë emocionale, luajtëm me Serbinë në Europian dhe fituam shumë ngushtë kundër tyre, 0-1, por në atë ndeshje ne nuk ishim fare në ditën tonë, kemi luajtur shumë keq”, tha anglezi.

Më pas kishte vend edhe për një batutë. Teksa e pyesim se cilin lojtar do të na jepte Sam Matterface për të fituar lehtësisht me Serbinë, gazetari anglez u tregua shumë bujar dhe nuk u kursye aspak:  “Në rregull, do të huazojmë Cole Palmer te ju kundër Serbisë”, tha me të qeshur Matterface duke shfaqur simpatinë e tij për kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

#japim #Cole #Palmer #Shqipërisë #që #të #rrihni #Serbinë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button