Ilir Meta flet nga burgu: Këtu kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës

Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” nga burgu. Ai i është përgjigjur disa pyetjeve me shkrim të dërguara nga gazetari Blendi Fevziu.
Këtë të fundit e ka befasuar përgjigja e pyetjes se çfarë ka mësuar në gjithë këto muaj izolim. Meta është përgjigjur se në korridoret e burgjeve ka takuar njerëz me më shumë vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës.
Blendi Fevziu: Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolim?
Ilir Meta: Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës. Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë. Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.
Intervista e plotë me Ilir Metën do të publikohet në “Opinion” javën e ardhshme.
#Ilir #Meta #flet #nga #burgu #Këtu #kam #takuar #njerëz #më #shumë #karakter #në #korridoret #politikës
Java News