Aktualitet

Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

Një fëmijë, vetëm 4 vjeç ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një furgon në aksin rrugor Klos-Burrel.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, por i mituri ndërroi jetë pak orë më pas në spital.

Burime nga Spitali i Traumës konfirmojnë se i mituri u dërgua me plagë të rënda në trup dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi L.D., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar një shtetas të mitur, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia paraprakisht për njarjen.

Drejtuesi i furgonit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

#Aksident #në #rrugën #KlosBurrel #furgoni #përplas #për #vdekje #të #miturin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button