Media në Angli hedh një formacion tjetër të Shqipërisë, fut Armando Brojën dhe Ernest Muçin

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e nesërme kundër Anglisë në orën 20:45. Një ndeshje që pritet me një kuriozitet të madh, për shumë arsye. Për ta nisur që nga arsyeja e parë, ajo e stadiumit, teksa biletat janë shitur të gjitha një muaj e gjysmë para takimit. Ende nuk dihet nëse kjo ka ndodhur për shkak të një pushtimi të tifozëve shqiptarë në Angli, apo këtë herë është edhe një interes i çmendur i tifozëve të Anglisë për të parë Kombëtaren e tyre për herë të parë nën drejtimin e Tuchel.
Kjo është ndeshja e parë kualifikuese e Botërorit dhe të dyja ekipet do të tentojnë që të marrin maksimumin, megjithëse dihet se Anglia është një favorite absolute në letër dhe fitorja e saj kuotohet si gjëja më e sigurt në botë. A do të jetë e aftë Shqipëria që të bëj një histori e cila do të befasonte gjithë Europën? Kjo mbetet që të shihet, por fillimisht duhet të kemi të qartë formacionin i cili do të zbresi në fushë. Nëse në mediat shqiptare qarkullon i njëjti formacion, i pandryshuar me ndeshjet e mëparshme te Shqipëria, në një prej mediave britanike qarkullon një formacion krejtësisht i ri i Kombëtares tonë që pritet të zbres në fushë kundër Anglisë.
Një surprizë e madhe pasi atje thuhet se treshja e sulmit do të përbëhet nga Armando Broja, Jasir Asani dhe Ernest Muçi. Një zgjidhje kjo e cila do të ishte shumë e bukur dhe do të pritej me kureshtjen gana e tifozëve shqiptarë pasi flitet për tre lojtarë me aftësi teknike të shkëlqyer dhe mbi të gjitha, që mund të zgjidhin ndeshjen të vetëm. Jasir Asani e ka bërë disa herë këtë gjë te Kombëtarja, Armando Broja nuk ka nevojë për shumë prezantim, por edhe Ernest Muci është i një kalibri të rëndë. Madje historia e tij me anglezët është shumë e bukur nga e shkuara pasi në 2 ndeshje realizoi 3 gola kundër Aston Vilës me fanellën e Legia Varshavës.
Kjo do të ishte padyshim një befasi e madhe, por e bukur për t’u parë kundër Anglisë. Kemi shumë vite që presim njëherë dyshen Armando Broja-Ernest Muçi në Kombëtare, por ende nuk ka ardhur momenti për të ndjekur shkëlqimin e tyre. Në mesfsuhë janë Asllani, Ramadani dhe Qazim Laçi, të pandryshuar. Pra edhe njëherë tjetër theksohet se nuk do t’i lihet vend Medon Berishës. Ndërkohë surpriza më e madhe qëndron në mbrojtje, ku nëse Ismajli rikuperohet plotësisht, sipas “The Sporting News”, vendin e Mitaj pritet ta marrë Mihaj dhe jo Aliji. Pra katërshja e mbrojtjes sipas medias britanike është me Balliun, Ismajlin, Gjimshitin dhe Mihajn. Ndërkohë në portë qëndron Thomas Strakosha, i cili nuk ka ende konkurrencë. Kjo është mënyra sesi Shqipëria pritet të rreshtohet kundër Anglisë në një version të një media britanike, por një version që shkakton shumë kuriozitet edhe tek shqiptarët për të parë një 11-she të tillë sesi do të sillej në fushë. /Sport Ekspres/
#Media #në #Angli #hedh #një #formacion #tjetër #të #Shqipërisë #fut #Armando #Brojën #dhe #Ernest #Muçin
SportExpress