“Do bëhesha ‘Big Bos’ me mbi 100 mln”, Dumani tregon tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Mir Haxhisë

Dumani dha detaje për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, por tregoi dhe një tentativë vrasjeje ndaj kunatit të motrës së Besmir Haxhisë.
Ai ka dëshmuar se për këtë ngjarje, pjesë e planit ishin Dashnor Dumani, Altin Ndoci, ky i fundit do të ishte ekzekutori. Dumani thotë se edhe për këtë vrasje është përdoru e njëjta makinë që u përdor për ekzekutimin e Andi Zylyfit.
Dumani ka rrëfyer se për të kryer vrasjen, Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci, do të merrnin 60 mijë paund, ndërsa vetë ai do shërbente si pritës. Ai shtoi se në atë periudhë, ishte në gjendjen e të parit, teksa bëri dhe batuta duke thënë që ishte “Jo Bos”, pasi “Big Bosi” duhet të kishte mbi 100 milionë.
“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”.
Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës”.
#bëhesha #Big #Bos #mbi #mln #Dumani #tregon #tentativën #vrasjes #së #kunatit #të #motrës #së #Mir #Haxhisë
Java News