Sport

Edhe ata e dinë, kemi bërë disa gjëra si Kombëtare

Berat Gjimshiti është paraqitur përpara gazetarëve në prag të sfidës mjaft të vështirë kundër Anglisë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka deklaruar se beson në realizimin e ëndrrave. Mbrojtësi i Atalantës është shprehur se nuk do të fshihet pas faktit se Shqipëria është një ekip më i vogël se Anglia, por se do të përpiqet maksimalisht në fushë që të arrijë një rezultat pozitiv.

“Thonë që ëndrrat nuk janë të mundura, por disa ëndrra besoj që edhe realizohen. Më herët nuk e kisha menduar se Shqipëria do të kualifikohej dy herë në Europian. Unë nuk jam nga ata që fshihem dhe të them që Shqipëria është më e vogël se Anglia, siç e dinë të gjithë. Por unë kam një qëllim, si gjithë ekip. Pse jo të japim gjithçka në fushë dhe nëse marrim një rezultat pozitiv, akoma më mirë. Forca e tyre dihet, të mos flasim për lojtarë individualisht. Janë lojtarë që i shohim çdo fundjavë në ndeshje në televizor. Ne jemi përgatitur të japin gjithçka në fushë. Për atë kohë që kemi pasur jemi përgatitur shumë mirë.

Nuk besoj që Anglia do të na vlerësojë. Besoj se edhe ata e kanë respektin dhe e dinë që ne kemi bërë disa gjëra të mira si Kombëtare. Janë profesionistë ata, siç jemi edhe ne. Në futbollin e sotëm nuk i dihet kurrë. Është herët të flasim për shanset në këtë grup. Ndoshta pas 4 ndeshjeve mund të përcaktohet më mirë. Me kalimin e kohës rritesh si ekip. Pas 3-4 ndeshjeve do të shihet objektivi jonë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Sport Ekspres/

#Edhe #ata #dinë #kemi #bërë #disa #gjëra #Kombëtare
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button