Duhet t’i japim respekt Shqipërisë, nuk jemi injorantë…

Tuchel ka folur në konferencën për shtyp sa i përket ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë. Trajneri i ri i anglezëve është ndalur shumë në projektin e tij të ri dhe mënyrën sesi e shikon futbollin. Gjithashtu Tuchel u shpreh se ndihet pak nervoz para ndeshjes me Shqipërinë, por nga ana tjetër garantoi tifozët se do të krijojë gjithmonë një plan për çdo të papritur që do t’i vijë Anglisë në një ndeshje, përfshirë kjo edhe me Shqipërinë.
“E kam ndjerë emocionin deri tani në kampin stërvitor. Mendoj se krijuam një energji pozitive si fillim dhe jemi gati për ndeshjen nesër. Duhet të vërtetojmë se jemi gati, duhet t’i bëj njerëzit të besojnë tek unë dhe projekti im. Kjo është puna jonë dhe nuk do të ndalet. Është e mahnitshme, do të luajmë kundër Shqipërisë dhe kemi një Ëembley plotë, është shumë emocionuese. Jam pak nervoz, por është pjesë e emocionit.
Unë në fakt jam gjithmonë pak nervoz para ndeshjeve, nuk mund të ishte ndryshe as tani. Tani është momenti të bëjmë hapin e parë, duhet të tregojmë respekt për Shqipërinë, për cilësinë dhe futbollin e këtij kundërshtari, duhet të jemi gati për t’u përshtatur me lojën. Nuk jemi injorantë të themi se ne do të diktojmë lojën dhe të tjerët duhet të na përshtaten ne, jo, të gjithë do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje kundër nesh dhe kjo është arsyeja se përse edhe ne duhet t’i përshtatemi të tjerëve”, tha Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Duhet #japim #respekt #Shqipërisë #nuk #jemi #injorantë
SportExpress