Aktualitet

Ankimimi për kontrollet në banesat dhe bizneset e saj, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024.

Ajola Xoxa dhe vëllai i Veliajt apeluan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne vendimin e gjykates.

#Ankimimi #për #kontrollet #në #banesat #dhe #bizneset #saj #Gjykata #Lartë #rrëzon #kërkesën #Ajola #Xoxës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button