Aktualitet

Si u ekzekutua Dorian Shkoza? Nuredin Dumani e tregon në sallën e gjyqit

Nuredin Dumani, në dëshminë e tij këtë të enjte në gjyq, ka rrëfyer edhe vrasjen e Dorian Shkozës.

Ai ka thënë se makinën e ka marrë nga Florenc Çapja, por thotë se ai nuk e dinte se ku do të përdorej.

Avokati: A ka qëndruar ndonjëherë Elio Bitri te shtëpia jote?

Dumani: Po ka qëndruar.Pasi i dhashë 35 mijë euro Bitrit edhe ai bleu një SKY.

Avokati: Je takuar me Bitrin para vrasjes së Andi Zylyfit?

Dumani: Po, jam takuar.

Avokati: A i ke treguar Alibeajt, që do të ishte Elio Bitri gjuajtës tek vrasja e Dorian Shkozës.

Dumani: Po, i kam thënë.

Avokati: A të ka takuar Elio Bitri me Erion Alibeaj?

Dumani: Elio më ka takuar fillimisht me Arjan Spahinë. Arjani më ka çuar tek Erioni.

Avokati: A ke patur qëllim të vrasësh Elio Bitrin?

Dumani: Asnjëherë.

Avokati: Ku e morët makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës?

Dumani: Makinën ma dha Florenc Çapja. Ai ia dha Elio Bitrit që ma solli tek bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një “Benz class i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.

Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai me tha: Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne, domethënë që do godisja andej.

#ekzekutua #Dorian #Shkoza #Nuredin #Dumani #tregon #në #sallën #gjyqit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button