Aktualitet

SONDAZHI: 61% e shqiptarëve s’kanë fare besim te partitë e reja të opozitës!

Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit ekskluziv të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli” të publikuar sot, 61 % e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë ‘aspak besim’ te partitë e reja, ndërsa 16% kanë pak besim.

Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, ku 52% e shqiptarëve të pyetur thanë se nuk kanë ‘aspak besim’ te partitë e reja sot, 14 ditë më pas, numri i atyre që nuk kanë besim është rritur me 9 %.

Shifrat e tjera: 14 % janë shprehur se kanë ‘shumë besim’, 7% kanë thënë se kanë ‘mjaft’,  16% kanë thënë pak, ndërsa 2% janë përgjigjur ‘nuk dinë të gjykoj”

#SONDAZHI #shqiptarëve #skanë #fare #besim #partitë #reja #të #opozitës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button