Aktualitet

“Arrestimin e Metës ma çoi kushëriri i tij”, Kryemadhi: Emrat që e urdhëruan, më shokues se rrëmbimi!

Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Monika Kryemadhi u pyet për arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, Ilir Metës. Ajo tha se fillimisht iu dërgua një njoftim nga një i afërm i ish-presidentit  dhe më vonë, mësoi gjithçka si dhe pa videon.

Këtë të fundit ajo e cilëson “shokuese”, teksa cilëson edhe personat që bën përgjegjës për mënyrën e arrestimit.

Blendi Fevziu: Si e more vesh arrestimin e Metës?

Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës, ma çon një kushëri i Ilir Metës, është e vërtetë apo jo?

Blendi Fevziu: Të çoi videon apo të pyeti?

Monika Kryemadhi: Më çoi një njoftim. Sigurisht që dola dhe shkova për të parë diku në një ambient ku unë rri bashkë me fëmijët që punojmë bashkë, pamë. Ndërkohë që thoshin është edhe për ty, ndërkohë që mua s’më kishte ardhur asnjë lajm, asgjë.

Blendi Fevziu: Të çuan lajm që je dhe ti, po?

Monika Kryemadhi: Pas nja dy orësh, më morën në telefon nga OPGJ, ndërkohë doli dhe videoja e rrëmbimit të tij. Për mua sigurisht që ishte shokuese, por më shokuese është personat që e kanë bërë atë.

Blendi Fevziu: Kush janë personat që e kanë bërë?

Monika Kryemadhi: Për mua është Neritan nallbati. 

Blendi Fevziu: Sepse SPAK-u publikisht doli dhe tha që ne nuk kemi marrë pjesë në…

Monika Kryemadhi: Po, dhe vendimi i gjykatës është që arrestimin e Ilir Metës duhet ta kryejë Byroja e Hetimit. Byroja e Hetimit pastaj ia ka deleguar Policisë së Shtetit që ne në vendimin e gjykatës nuk  shikojmë një gjë të tillë. Edhe vetë në seancë, vetë prokurorët thanë që nuk e kemi bërë ne këtë proces, por për mua Neritan Nallbati, me urdhër të Gys Agasit, të famshmit…

Blendi Fevziu: Kujt?

Monika Kryemadhi: Po, po, Gys Agasi është personi që ka urdhëruar mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

#Arrestimin #Metës #çoi #kushëriri #tij #Kryemadhi #Emrat #që #urdhëruan #më #shokues #rrëmbimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button