Aktualitet

Akuzohet për vrasje, Safet Bajri kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO merr vendim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Safet Bajrit për lirim nga qelia.

Burime bëjnë me dije se në sallën e gjyqit Bajri ja kundërshtuar provat e SPAK.

“S’e kuptoj si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje, un në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë, me ik në shtëpi nga ato rrugë do kaloj ku kam kalu gjithmonë”, ka thënë Bajri, shkruan A2 CNN.

Apeli i GJKKO la në fuqi masat ‘arrest me burg’ edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Kujtojmë se Safet Bajri akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit disa vite më parë dhe u arrestua vetëm pak javë më parë nga Policia, me urdhër të SPAK.

#Akuzohet #për #vrasje #Safet #Bajri #kërkoi #lirinë #Apeli #GJKKO #merr #vendim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button