Aktualitet

Kosova – Islanda, pozita e dy kombëtareve në renditjen e FIFA-s

Kosova dhe Islanda takohen sonte në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.

Kosova kërkon avancimin në Ligën B, e cila do të ishte një arritje e madhe, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.

Dueli i parë luhet sonte në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës. Ndeshja e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:45, kurse të gjitha biletat për këtë takim janë shitur.

Momentalisht, Islanda renditet në vendin e 70-të në renditjen e kombëtareve të FIFA-s, kurse Kosova ka vendin e 99-të në këtë listë.

/ Sport/

 

 



#Kosova #Islanda #pozita #kombëtareve #në #renditjen #FIFAs
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button