Aktualitet

“Besova në një lidership që do bashkonte PD-në”/ Xhaferraj: Primaret, një turp i paparë! Do ta çojnë partinë drejt humbjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se me krijimin e Foltores nga Sali Berisha, besoi se do të kishte një lidership të ri që do bashkonte PD, e cila nuk ndodhi.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Xhaferaj i konsideroi primaret në PD, një turp për mënyrën sesi u zhvilluan.

Sipas Xhaferrit, kontributi i Berishës në opozitë, është i rëndësishëm, por nuk e bën PD fituese.

“U kthyem në 2023, patëm betejën për zgjedhjet lokale? Aty, qartazi fitoi ndaj Lulzim Bashës duke u ekspozuar si faktori kryesor opozitar, por po qartazi u mund nga Edi Rama. Dhe atëherë unë dola me tezën, pa Berishën nuk bëhet, por edhe me Berishën nuk bëhet. Çfarë do të htotë kjo? Kontributi i Berishës në opozitë është shumë i rëndësishëm, por Berisha në krye të formacionit politik nuk e bën. Kjo nënkuptonte lidership të ri, të unifikonte PD dhe të shkonte përtej PD. Këtu kam besuar. Çfarë pamë ne? Investim për ta futur PD në sqetull. Në vend që partia të merrej me strukturat, për të forcuar strukturat që janë copë nga veriu në jug, dhe këtë e di çdo anëtar i PD, ne u morëm për ta çuar PD, një ditë para ballkonit dhe një ditë para SPAK. Bërja e primareve, ka vetëm një arsye, tregon pafuqinë e lidershipit për të marrë vendime. U fsheh pas primareve. Pra, primaret janë provuar dy herë në PD. Lajmi më i keq, nëse marrim çfarë janë primaret, dhe ballafaqojmë me ato që bëri PD, është një turp i paparë. Primaret janë një proces disa mujor, dëgjove ndonjë zë brenda PD, të thoshte si duhet reformuar PD? Nuk kam pasur pretendime”, theksoi ai.

Xhaferaj i konsideroi primaret një proces që do e çojnë PD drejt humbjes.

“I kam të shpallur qëndrimet e mia. Unë nuk kam pretenduar asnjëherë të jem në një listë, e cila konceptohet dhe vjen si rezultat i një procesi që e çon PD drejt humbjes. Sikurse kam qenë gjithmonë i gatshëm, të kontribuoj, me listë apo pa listë, kur është ndërtuar një projekt fitues. Por të mos kesh pretendime për të mos qenë te kjo listë, nuk do të thotë që nuk ke përgjegjësi për atë që po ndodh në PD. Dhe kjo përgjegjësi na shtyn që të jemi edhe këtu, së bashku dhe të flasim. Ju i quani prioritet listat, por unë do t’i quaja hallka e fundit e një zinxhiri vendimmarrjeje, që kompozonte dhe shfaqte një PD që nuk projektohej për t’i fituar zgjedhjet, por për t’i shërbyer interesave të kryetarit në raport me drejtësinë. Thënë këtë, unë i qëndroj mendimit tim, që procesi karshi zotit Berisha është i vendosur mbi një bazament të lëkundshëm ligjor dhe kjo vjen nga një përmbledhje e ekspertizës së ekspertëve”, theksoi ai.

#Besova #në #një #lidership #që #bashkonte #PDnë #Xhaferraj #Primaret #një #turp #paparë #çojnë #partinë #drejt #humbjes
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button