Elbasan/ Policia ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini. Kanosi…

Policia e Elbasanit ndalon Aurel Mehjan, dhëndrin e ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Mehja sipas burimeve zyrtare është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit bënë me dije se Mehja është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm .
Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.
Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini .
Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.
#Elbasan #Policia #ndalon #Aurel #Mehjan #dhëndrin #ishkryebashkiakut #Qazim #Sejdini #Kanosi
Java News