Duam vendin e parë për të qenë në avionin për në SHBA

Xhordan Pikfordi është paraqitur përpara gazetarëve për të dhënë përshtypjet e tij për kampin e parë stërvitor nën drejtimin e Tomas Tuhelit. Portieri anglez ka deklaruar se objektivi i tyre është vendi i parë në grup. Lojtari i Evertonit ka treguar se Tuheli ka kërkuar që standartet që vendosen lart që nga dita e parë për të arritur më pas edhe një biletë për në Kupën e Botës 2026.
“Po bëhemi gati për Kupën e Botës dhe për të qenë në atë avion për në Kupën e Botës. Pikë së pari duhet të kualifikohemi, por ai i do standartet të vendosen më herët. Ky është kampi i parë i epokës së tij menaxheriale dhe ai do që standarte të larta të vendosen që nga dita e parë. Ai ishte shumë i lumtur se si ishim dje dhe do që të vazhdojmë në atë rrugë deri në Kupën e Botës.
E dimë që kemi një grup për t’u kualifikuar dhe duam që të dalim të parët. Ky është objektivi jonë kryesor dhe më pas të jemi në avion për të shkuar në SHBA verën e ardhshme. Ai do që ne të jemi në majën tonë për të shkuar verën e ardhshme në SHBA”, ka deklaruar Xhordan Pikfordi./Sport Ekspres/
#Duam #vendin #parë #për #të #qenë #në #avionin #për #në #SHBA
SportExpress