Deklaratat për aleancën ushtarake, ministri kroat i përgjigjet Serbisë: Ka ikur koha kur ju pyesnim ju çfarë do bënim!

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme serbe, e cila u shpreh e shqetësuar për aleancën ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke kërkuar edhe llogari se përse ishte formuar ajo.
Ivan Anusiç tha ndër të tjera se vendi i tij nuk i detyrohet asnjë shpjegim Serbisë, madje duke shtuar se “ka ikur ajo kohë kur ata e pyesnin Beogradin se çfarë do të bënin”.
“Ka kaluar koha kur ne pyesnim Beogradin se çfarë do të bënim. Shqipëria është aleati ynë në NATO dhe Kosova është vendi ynë mik që ne e kemi njohur”, shtoi Anusiç.
Ministri kroat i Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se më shumë vende do t’i bashkohen aleancës.
Në Tiranë u firmos aleanca e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ndësa përflitet se vende të tjera të rajonit mund të bashkohen.
#Deklaratat #për #aleancën #ushtarake #ministri #kroat #përgjigjet #Serbisë #ikur #koha #kur #pyesnim #çfarë #bënim
Java News