Aktualitet

Arrestimi i Safet Bajrit, Kikia: Lajm i mirë që drejtësia po vë dorë mbi një nga përplasjet më të përgjakura në Shkodër

Analisti Mentor Kikia komentoi hetimet ndaj grupeve kriminale në Shkodër, veçanërisht grupit “Bajri”.

Ai e quajti arrestimin e Safet Bajrit dhe anëtarëve të tij një zhvillim të rëndësishëm për vendosjen e drejtësisë, duke theksuar se përfundimi i një prej betejave më të përgjakura të qytetit është një lajm i mirë për qytetarët dhe bizneset e Shkodrës. Kikia shtoi se më në fund terrori në qytet duket se është larguar.

Mentor Kikia: Lajmi i mirë është që më në fund po hetohet një nga betejat më të përgjakura në Shkodër, kjo pasi dy fiset kanë qenë me autoritetin dhe forcën e pavarur. Në Shkodër, përzihet hakmarrja me gjakmarrja dhe vriten njerëz krejt pa lidhje në fis për të paguar krimin e dikujt tjetër.

Vrasjet kanë qenë të tmerrshme. Dy grupet ishin terrori i qytetit. Vrasja është panik për qytetarin, panik për biznesin. Lajmi i mirë është që drejtësia vuri në dorë nga një prej bandave, sepse tjetra me gjasë është përulur nga rivaliteti i ashpër.

 

#Arrestimi #Safet #Bajrit #Kikia #Lajm #mirë #që #drejtësia #vë #dorë #mbi #një #nga #përplasjet #më #të #përgjakura #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button