Aktualitet

“Berishës i duhen akte dhune në Kuvend”, Frrok Çupi: 12 nga kandidatët e PD janë nën hetim

Analisti Frrok Çupi komentoi përgatitjen e Berishës për zgjedhjet e 11 majit duke përmendur se liderit të PD i intereson të ketë një grup deputetësh në parlament. Sipas tij, Berisha nuk e ka vendin në parlament, por në burg ashtu sikur 10-12 emra në kandidaturat e PD të cilët janë në hetim.

“Berisha tenton të ruajë status kuon e cila është e ngurtë dhe i duhen një numër i vogël depuetësh sepse ka frikë të zgjerohet dhe nëse ka mundësinë. Ka frikë të zgjerohet me depuetët si Dash Sula, krijues të PD në Shkodër, deputeten e Elbasanit.

Berisha është i interesuar për një grupim të vogël deputësh që mund të jenë bllokues në parlament, i duhet akti i dhunës në parlament. Berisha është i qartë se do të kalojë një periudhë të caktuar në burgjet e vendit për mëkatet ligjore, presim mos ta shohim në parlament. Ashtu siç do jetë Meta dhe disa të tjerë. Kandidatët e Berishës janë 10 ose 12 prej tyre në hetim.”

#Berishës #duhen #akte #dhune #në #Kuvend #Frrok #Çupi #nga #kandidatët #janë #nën #hetim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button