E ndjejnë veten superiorë me ne, por i kemi ulur gjithmonë me këmbë në tokë

Italia do të përballet mbrëmjen e nesërme me Gjermaninë në çerekfinalen e Ligës së Kombeve. Një kundërshtar me të cilin axurrët kanë një rivalitet historik mes tyre. Rikardo Kalafiori ka ndezur edhe më shumë duelin me deklaratën e tij në konferencë për shtyp. Mbrojtësi italian ka thënë se gjermanët kanë pasur gjithnjë arrogancë kundrejt tyre, por në fund Italia gjithmonë i ka ulur me këmbë në tokë.
“Nuk do të jetë kurrë një ndeshje si të tjerat. Ata e kanë pasur gjithmonë këtë lloj arrogance, janë ndjerë superiorë me ne. Por ne gjithnjë i kemi ulur me këmbë në tokë. Jemi të përulur, por në të njëjtën kohë kërkojmë të arrijmë maksimumin”, ka deklaruar Rikardo Kalafiori./Sport Ekspres/
#ndjejnë #veten #superiorë #por #kemi #ulur #gjithmonë #këmbë #në #tokë
SportExpress