Kryetari i shoqatës së pronarëve në Vlorë ‘gozhdon’ Berishën: Kur ka nevojë na thërret, sa merr pushtetin na harron!

Kryetari i PD-së Sali Berisha I cili për 12 vite qeverisje të tij mashtroi ish pronarët duke mos i dhënë pronën që u takonte, sot u kërkoi votën duke premtuar se normat e vlerësimit dhe të kompensimit do të jenë ato të tregut dhe vetëm të tregut.
E ndërsa në takimin e sotëm teksa prezantoi programin e qeverijes 2025 – 2029 për pronën, Berisha bëri sikur kishte harruar, ai që e gozhdoi ishte kryetari i shoqatës së pronarëve në Vlorë.
“Ne nuk do të jemi karrocë e qeverive. Ju doni shoë, të thoni bëmë me ish pronarët takim dhe ramë dakort. Na nisni programin, ta shohim edhe të mbajmë edhe ne qëndrimin tonë. Jo kështu. Ne kemi kaq shumë vërejtje, se me pronat, PD, se unë jam vetë i PD, sa herë ka nevojë na thërret, kur merr pushtetin na harron. Se ke qenë 12 vjet në pushtet. Është realizuar gjë nga ajo që unë kam kërkuar të ndryshohet në ligjin 7501? Ne kemi bërë debat, për një fjalë në ligjin, për atë kemi bërë grevë, ndryshoje tani.
Edhe të gjithë quhen ish pronarë, ne jemi pronarë zotëri, jo ish pronarë, sepse ligji 7501 është anti-kombëtar. (është tradhtar mbi të gjitha dëgjohet një zë) Ta mbaroj zoti Berisha, se edhe unë jam mosha juaj dhe kam 34 vite që po duroj, e nga inati nuk po vdes. Kur do bëhet? Kur të merret pushteti e të harroni? Sic u harrua 92-96, apo 2005-2013, sic do harrohet po u mor pushteti? Jo jo, duhet kapur nga themeli. Është tradhtia më e madhe termi ‘pronësi’ jo ‘përdorim’.”-u shpreh ai.
#Kryetari #shoqatës #së #pronarëve #në #Vlorë #gozhdon #Berishën #Kur #nevojë #thërret #merr #pushtetin #harron
Java News