Life Style

“O Çeçooo, i mblodhe dhëntë”

Nga Edvin Kulluri

Ishte viti 2001, koha e fushatës për zgjedhjet parlamentare të atij viti. I gjëndur në fushatë në Vlorë si kandidat I PAD për të mbledhur vota që do garantonin si shumë kolegë të tjerë, thyerjen e pragut prej 2.5% për një parti të përjashtuarish në vitin 1992 prej triumfalizmit të pakuptimtë të PD, për dy javë pata një sërë takimesh elektorale në zonën 95. Pikërisht për PAD që më pas kërkonte të mbijetonte si mish i huaj në një koalicion me PS e majtë, ku ishin bashkuar panatyrshëem nga marrëzia e PD-së në vitet 1992-2001, atëherë kur Berisha kuptoi për momentin se nuk vazhdohej më në atë rrugë. Gjë nuk po e rikupton dot tani. Cudira shqiptare!

Dikur nga java e fundit e fushatës, bashkë me disa miq bëmë një takim tek rrapi I fshatit, në Dukat-Fshat, aty ku kish lindur im atë. Në një bisedë për tu mbushur mëndjen burravë që jetonin ende në fshat, pse duhej votuar një kandidat që e përfaqësonte krahinën, ndodhën dy ngjarje të vogla, të palidhura me njëra tjetrën. E para, njeriu prej të cilit prisja më shumë mbështetje në takim, një nga njerëzit e shkolluar të fshatit, mu vërsul sikur nuk kish qënë babai im që kish mbështetur fëmijët e tij para 1990 kur erdhën në Tiranë për shkollë e luajtur sport, por Fatos Nano e Sali Berisha që i kish parë vetëm në televizor. Megjithatë me një batutë, momenti I pakëndshëm për mua, por që habiti dhe të pranishmit, kaloi. Por ajo që më kujtohet më gjatë dhe me humor është ardhja e një furgoni të bardhë që shiste karta telefoni celulari të AMC. Ndaloi diku pranë rrapit ku u mblodhën kryesisht djem të rinj, që sot janë burra e emigrantë kush e di se ku. Thirrjes me zë të lartë “karta telefoni celularë”, ju bashkuan 3-4 djemtë e parë dhe një burrë rreth të ’70 që ishte njëkohësisht pensionist dhe blegtor modest. Filloi të pyeste shitësin ambulant për cmimin e kartës, tarifat dhe përdorimin e celularit Nokia të vogël, sa shpirti I kusheririt të babait tim që bënte si I zgjuar në takimin e rrapit!

Por ndërkohë që I moshuar bllokoi rradhën, ata më të rinjtë po mërziteshin duke pritur. E në një moment, njëri nga djemtë e ndodhur aty pyet të moshuarin me ironinë e përditshme të zonës: “po ti a t……, c’e do celularin? Apo do të të marrë djali në telefon, o cecoooo, I mblodhe dhëntë”? Kaq u desh dhe njëkohësisht u ndërprenë nga të qeshurat edhe takimi elektoral dhe tregtia e kartave të telefonit. Dhe vazhdimi dihet, u ulëm për nga një gotë raki tek klubi fshatit dhe AMC do vazhdonte biznesin telefonik e qetë, ndërsa PAD mori 3 mandate deputetësh ca nga Dushku i Nanos e ca nga Rrepet e kandidatëve për deputetë!

Por le ti kthehemi aktualitetit. Diku në mandatin e dytë të qeverisjes se PD, Berisha premtoi lap-top për cdo shkollë pavarësisht nga pentiumi. Ky premtim solemn mes një audience që gjysma e dinte pentiumin rraketë supersonike amerikane, shkaktoi dhe humor nëpër media dhe rrjetet sociale të kohës. Pasi përpjekjet për modernizim e administratës dhe reduktimit të burokracive kishin qënë sukses I vërtetë. por si gjithmonë pas pak kohësh i kish ardhur rradha ekzagjerimeve të tipit “o Edi, o Skënderbe” të disa viteve më pas. Por kjo puna e kompjuterizmit të shkollave kishte marrë përmasa gjysëm humoristike për shkak se realiteti me premtimet elektorale, vjen një moment e largohen aq shumë sa I shpjegon vetëm humori dhe jo metri.

Por të ngjashmit vazhdojnë stafetën! Tashmë është Rama që përmes e-albania të cilin hacker-at iranianë e “morën për shëtitje” nëpër shkretëtirat e veta, po kërkon të shndërrojë shumë shërbime për qytetarët në shërbim virtual. Biles pikërisht në kohën që gjysma e dynjasë po ngrihen kundër “inteligjencës artificiale”, qeveria jonë shtyn akoma më shumë drejt dixhitalizimit. Praktikisht po shtyn pensionistët që disa shërtbime ti marrin on-linë por edhe shumë kategori të tjera krejtësisht të papërgatitura për këtë “revolucion”, që në thelb do mbetet imagjinar e me shumë gjasa I papërmbushur , pikësrisht si gjithë revolucionet që nga ai Fan Nolit në 1924, e deri tek ata të 1990 e 1997 me kryeideologët e Komiteteve të Shpëtimit!

Ti kërkosh brezit të babait tim që të marrin shërbime on-linë është si ti kërkoje kandidatëve të rithemelimit të bënin primare, e jo foto “si kinezë të lumtur” sic ironizonte Ylli Rakipi me Ilir Alimehmetin! Eksperienca ka treguar se jo cdo gjë e re është gjë e mirë, pasi risitë nëse nuk puqen me realitetin, shndërrohen nga “gjetje” në “komedi”! E kjo punë kështu do shkojë me shumë gjasa. Në mos do “kërkojënë dhëntë në mal”, gjysma e njerëzisë që kanë arritur me shumë mund tek Facebook dhe Ëhatsapp, do mbeten pa shërbime nga administrata, pasi në një vend që pronën tënde e gjen në emër të tjetrit pas takimit ballë për ballë me punonjësin e hipotekes, imagjioni si do vejë puna e pronave me regjistrime dixhitale. Mund të aplikosh për certifikatën e shtëpisë tënde në Shkodër, e të japin certifikatë stallash në Ersekë! Reformat kërkojnë kurajo por mbi të gjitha vetëpërmbajtje. Por koha bën të vetën dhe për ta shtyrë duhen bërë dhe ca prova me shqiptarët.

#Çeçooo #mblodhe #dhëntë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button