“Pse më shikon ashtu”/ Plas sherri mes të miturve në Kamëz, 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës,16 mars, por është raportuar sot nga Policia.
Burime për Report Tv bëjnë me dije sherri mes tyre nuk ka një motiv të qartë për grupin hetimor. Po ashtu të njëjtat burime thonë se djemtë kishin pasur marrëdhënie të acaruar që më parë dhe mbrëmjen që janë takuar rastësisht sherri ka nisur me “pse më sheh ashtu”.
Fillimisht janë qëlluar me grusht me njëri-tjetrin dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerr një thikë me të cilët ka plagosur lehtë kundërshtarin, i cili nuk ka probleme jetësore.
Djemtë studionin në shkolla të ndryshme
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
#Pse #më #shikon #ashtu #Plas #sherri #mes #të #miturve #në #Kamëz #17vjeçari #plagos #thikë #bashkëmoshatarin
Java News