Aktualitet

Momenti kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit! SPAK i ka përdorur si prova kryesore

Në emisionin “Shënjestër” në News24 janë publikuar pamjet kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet që SPAK i ka përdorur si prova në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit.

Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje.

Një makinë e bardhë është përdorur për vrasjen nga partnerja e Safet Bajrit, e cila është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurimi i kushteve për të kryer vrasje.

#Momenti #kur #Safet #Bajri #largohet #pas #vrasjes #së #Fatbardh #Licit #SPAK #përdorur #prova #kryesore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button