Sport
Sulmuesi shqiptar nderohet me çmim në Itali, Shpendi vlerësohet me ‘Xhani Di Marcion’

Më 17 mars u zhvillua Gran Gala dello sport në teatrin “Mario Spina” në Kastilion Fiorentino. Sportistë të njohur të Italisë janë nderuar me çmime për kontributin e dhënë në disiplinat përkatëse. Një prej fituesëve ishte edhe Kristjan Shpendi.
Sulmuesi shqiptar është nderuar me çmimin “Xhani Di Marcio” për ecurinë mëse pozitive të vitit 2024. Shpendi arriti që të ngjiste Çezenën në Serinë B pas një periudhe të gjatë kohe, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Serinë e golave edhe vazhdoi edhe në gjysmën e parë të sezonit në Serinë B./Sport Ekspres/
#Sulmuesi #shqiptar #nderohet #çmim #në #Itali #Shpendi #vlerësohet #Xhani #Marcion
SportExpress