Kurthi i Trump ndaj shqiptarëve të SHBA

Nga Marko Caka
Unë nuk votova Trump se e para isha në Greqi dhe dyta edhe sikur të isha në USA prap nuk do votoja se është çeshtje bindjesh. Pra kjo është demokracia kur ti voton i lirë sado që humbjen e sheh përpara por duhet të mësojmë te jetojmë edhe si të humbur sepse të gjithë e duam larmitetin e bindjeve dikush i humbur e dikush i fituar. Sepse po të mendojmë ndryshe se humbjen nuk e duam kurrë atëherë kemi rënë në grackën e autoritarizmit .
Në këtë analizë të shkurtër dua të sqaroj se kur votoj në SHBA së pari mendoj si shqiptar që vë interesat e kombit tim mbi gjithçka. Pyetja lind, po bashkombësit e mi a e bëjnë, apo janë interesa të tjera që duhet të shohin më përpara. Për shembull të gjithë e duam rritjen e ekonomisë amerikane sepse rrit mirëqenjën tonë, pra të familjeve tona shqiptare që jetojnë në SHBA. Me qenë i sinqertë në gjithë këto vite që jam në SHBA kam përjetuar ndërrimin e tre presidentëve, Obama, Trump e Baiden, por nuk kam parë asnjë dallim se njëri nga këta rriti dukshëm mirëqenjën tonë. E them këtë tek popullata e thjeshtë ku bëj pjesë edhe unë. Ndoshta biznesmenët shqiptarë në SHBA kanë qendrime të tjera dhe e shohin ndryshe interesin e tyre kur vjen një i President i ri. Ajo që dua të them është se interesat tona të brendshme nuk janë shumë të dukshme dhe nuk luajnë aspak në kandarin tonë të mirëqenjës. Por ajo që më shqetëson është çfarë linjë do ndjek admanistrata e re amerikanë në politikën e jashtme sidomos me kombin tim që jeton në tre shtete të rajonit më të nxehtë, e cila akoma nuk i ka shuar problemet që fqinjët tanë gjithmonë na kanë lënduar, duke na vra identitetin tonë autokton.
Shikoj që Trump nuk e ka akoma në axhendë Ballkanin por më përpara dërgon njerëzit e tij të afërt për ta studiuar dhe pastaj për të vepruar. Njeri më të afërt se djali tij Donald Tramp Jr , presidenti i tanishëm amerikan nuk ka. Që do të thotë, se askush nuk mund ta hedhë poshtë se ai nuk e dëgjon atë. Kush mendon ndryshe ose është naiv ose është një inatqar që ka vënë interesat e tij të ngushta të lidhur pas partisë para kombit. Për të kujtuar se sa afër është Trump ndaj djalit të tij, vizita e këtij të fundit në Groenland të lë të kuptosh se familja Trump, pra babë e birë janë një. Donald Trump Jr mbërriti në Grenlandë, disa javë pasi babai i tij tha se dëshironte që SHBA të merrte kontrollin e territorit autonom danez. Pra që këtu ne shohim se djali i tij është shumë më aktiv tek çeshtjet e quditshme që presidenti Tramp i theksoi gjatë fushatës elektorale dhe sot disa po i bën realitet.
Mjafton të hedhësh një sy instagramit Donald Tramp Jr që të kuptosh se publikimet e tij prekin temat më të nxehta që kanë qëllime territoriale, si ajo me Kanadanë si shtet i 52 i SHBA-së, kanali i Panamasë, ish Gjiri i Meksikës,tani i Amerikës. Pra të gjitha këto Presidenti Trump i ka hedhur në diskutim që në disa është vënë në veprim siq është emërtimi i Gjirit të Amerikës. Kush thotë se zëri i Donald Tramp Jr nuk është zyrtare e ka gabim, madje ai është më zyrtare se anëtarët e kabinetit, sepse ai është prapavija e babait të tij. Çfarë ka thënë Presidenti Trump djali i tij është vënë në veprim ose për ta studiar ose për ta diskutuar me faktorët në mënyrë që babai i tij të ketë një panoramë të plotë mbi atë që ka në mendje për ta bërë. Prandaj edhe me politikën e marrëdhënieve me Kosovën nuk e dimë se çfarë plani ka në mendjen e tij për ti afruar në një tavolinë me serbët. Ajo që dimë është se i biri i tij vizitoj Presidentin serb Vuçiç dhe bëri deklaratat e tij të quditshme antishqiptare.
Nuk është e pa qëllimshme vizita e tij e fundit në Serbi, të cilëve “ju shet” armiqve politikën e paraardhësve të babait të tij për interesa shumë të ngushta pse jo edhe si nip i sllavëve të cilët akoma mendojnë se janë më superiorë se kombet e tjera. Nuk është qudi se të gjithë gazetarët ekstremistë që mbajnë linjën e Trump dolën me të njëjtat konkluzione se SHBA i ka rënë në hak Serbisë me bombardimet e saj, ndërkohë që realiteti është se Serbia i ka rënë hak popujve autoktonë të shqiptarëve në Kosovë me politikën e saj të shfarosjes masive genocidiale. Asnjë nga këta si djali i Trump apo gazetarët fanatikë nuk foli për kasapin e ballkanit,Millosheviç si shkaktari i vetëm i luftrave në ish Jugosllavi, por që duan ta harrojnë duke bërë serbët viktimë të bombardimeve amerikane për qëllimet e tyre të brendshme, për të shmangur problemet e tyre të brendshme. Prandaj është koha që ne duhet të zgjohemi se armiku po vepron dhe kur të nisë të bëjë realitet ëndrrën e tij antishqiptare, atëherë do të jetë vonë për kombin tonë.
Ndoshta atëherë do ta kuptojmë edhe ne shqiptarët e Amerikës se nëse vota për Trump ka shkuar në drejtimin e duhur.
#Kurthi #Trump #ndaj #shqiptarëve #të #SHBA
Java News