Sport

Jam njeriu i duhur për Juventusin

Juventusi ka pësuar 7 gola në dy ndeshjet e fundit. Një statistikë që nuk i shkon për shtat klubit më të trofeshëm në Itali. Tiago Mota është vënë në qendër të kritikave, teksa nuk kanë munguar edhe zërat për shkarkimin e tij. Por trajneri i Juventusit ka deklaruar pas humbjes 3-0 kundër Fiorentinës se është njeriu i duhur për të gjetur zgjidhjen e problemeve te bardhezinjtë.

“Sigurisht që është edhe ana psikologjike, siç ndodh gjithmonë në një moment të tillë, pa harruar të gjitha të tjerat, anën teknike dhe fizike. Është një kompleks gjërash që duhet t’i bëjmë shumë herë më mirë. Duhet të jemi një skuadër solide, siç kemi qenë në pjesën më të madhe të këtij sezoni. Jam njeriu i duhur për të vazhduar dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira, duke nisur që nga ndeshja e radhës kundër Xhenoas”, ka deklaruar Tiago Mota./Sport Ekspres/

#Jam #njeriu #duhur #për #Juventusin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button