Grenell shpërndan reagimin e Ramës ku e quan Specialen “tribunal i turpshëm” pasi s’e lejuan Thaçin në varrimin e të atit –

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka ndarë të njëjtin qëndrim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili e cilësoi si “të tuprshme”, ndalimin nga Gjykata Speciale e Hagës të Hashim Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait Haxhi Thaçi.
“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturp, që e ka shndërruar drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangun më brutal”, ka shkruar Rama në “X”, të hënën.
Grenell vazhdimisht ka kritikuar mënyrën sesi Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim në Hagë.
#Grenell #shpërndan #reagimin #Ramës #quan #Specialen #tribunal #turpshëm #pasi #lejuan #Thaçin #në #varrimin #të #atit
Java News