Aktualitet

Shkeli “arrestin e shtëpisë” dhe plagosi një person, bie në prangat e policisë 28-vjeçari –

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin G.P., i cili mesnatën e kësaj të hëne ka plagosur me thikë një 37-vjeçar.

Burimet policore bëjnë me dije se 28 vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi akuzohej për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

37-vjeçari i plagosur ka marrë shërbimin mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe  operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

#Shkeli #arrestin #shtëpisë #dhe #plagosi #një #person #bie #në #prangat #policisë #28vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button