Aktualitet

U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, pranga 20-vjeçarit në Tiranë –

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në automjetin e tij janë gjetur kartmonedha Euro të dyshuara të falsifikuara.

Bëhet me dije se janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas për moskallëzim krimi.

Ndërkohë uniformat blu kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara false në cilësinë e provës materiale.

“U kap në flagrancë me 2800 euro të dyshuara false, vihet në pranga 20-vjeçari. Procedohen penalisht 2 shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen kartëmonedhat e dyshuara false.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte kartëmonedha false, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “False”.

Në sheshin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin A. Q. dhe pasagjerë shtetasit D. M. dhe S. Q. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. Q. i janë gjetur kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200, të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Q., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Falsikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Q., 23 vjeç(vëllai i 20-vjeçarit) dhe D. M., 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, thuhet në njoftimet e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#kap #në #flagrancë #euro #të #dyshuara #false #pranga #20vjeçarit #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button