Aktualitet
Baba iku krenar, Hashim! –

Kryeministri i Edi Rama ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar një foto të Hashim Thaçit me Haxhi Thaçin duke i thënë ish-presidentit se i ati iku nga kjo jetë krenar për të birin.
“Baba iku krenar Hashim”, shkruan Rama teksa e shoqëron këtë postim me “emoji” me sytë me lot dhe “zemrën e thyer”.
Babai i Hashim Thaçit mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e kësaj të diele. Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës aty ku prej kohësh ndodhej i shtruar për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
#Baba #iku #krenar #Hashim
Java News