Aktualitet

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, zjarrfikësit në luftë me flakët! Nis evakuimi i banorëve –

Përfshihet nga flakët një parking në një pallat në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 në rrugën “Gjik Kuqali”.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë të munduar shuarjen e flakëve, ndërsa mësohet se ka nisur puna për evakuimin e banorëve.

“Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

#Zjarr #në #parkingun #një #pallati #në #Tiranë #zjarrfikësit #në #luftë #flakët #Nis #evakuimi #banorëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button