Sport

Efekti i Europianit U-21! 5 lojtarë ndërrojnë ngjyrat dhe vishen kuqezi, Ramaj lë Italinë dhe vjen te Shqipëria

Europiani U-21 që do të pres Shqipërisë së bashku me Serbinë ka marrë reagime të forta dhe të kuptueshme, për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo temë dhe plagëve ende të freskëta të shqiptarëve. Por nëse flasim për anën e futbollit, ky organizimi do t’i jap shumë të mira Shqipërisë. Në një analizë që ne kemi bërë disa kohë më parë kemi treguar se për shkak të këtij Europiani shumë lojtarë do të lënë Kombëtaret e tyre dhe do të vijnë te Shqipëria.

Kjo pasi edhe Europiani i U-21 tërheq vëmendje dhe aty gjenden skautë nga klube të ndryshme. Për shkak se do të jetë vend organizator, Shqipëria është e kualifikuar automatikisht dhe kjo arritje josh lojtarët për të lënë Kombëtaret e tjera dhe për t’u veshur kuqezi. Këtë herë Shqipëria U-21 do të përballet kundër Greqisë dhe Luksemburgut, në takimet miqësore.

Por pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore, janë 5 lojtarë që kanë lënë ngjyrat e tjera për t’u veshur kuqezi. Në vendin e parë vjen Kevin Zefi, një emër i dëgjuar që më herët dhe tani është pjesë e moshave të Romës. Kevin Zefi ka qenë së bashku me Roko Vatën te Irlanda, por tani Zefi vjen te Shqipëria U-21, ndërsa Vata e mbylli te Irlanda.

Në vendin e dytë për nga rëndësia mund të quhet Gabriel Ramaj.  Mbrojtësi 19-vjeçar është pjesë e moshave të Atalantës dhe për të është bërë një luftë e madhe mes Shqipërisë dhe Italisë. Ramaj e nisi nga Italia U-16, më pas ishte Shqipëria që e mori te U-17 dhe Italia e mori sërish në ekip për ta dërguar deri te U-19. Tani është Shqipëria U-21 që e merr sërish Gabriel Ramajn, i cili cilësohet me një talent të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht historisë që ndodhi me Etnik Brrutin, një tjetër talent vjen nga Kosova dhe këtë herë flitet për Luan Simnican i cili luan si mesfushor dhe kishte qenë në një ndeshje pjesë e Kosovës U-21.  Për të përmbyllur këtë listë te Shqipëria U-21, Leart Zuka dhe Burak Alili kanë ardhur nga Zvicra për t’u veshur kuqezi. Pra 5 afrime të reja te Shpresat tona për vetëm dy takime miqësore që nuk kanë shumë rëndësi, të tjerë talente do të vijnë në të ardhmen. /Sport Ekspres/

#Efekti #Europianit #U21 #lojtarë #ndërrojnë #ngjyrat #dhe #vishen #kuqezi #Ramaj #lë #Italinë #dhe #vjen #Shqipëria
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button