U kap i armatosur teksa tentonte të grabiste një banesë, arrestohet shqiptari me precedentë në Greqi –

Një 36-vjeçar shqiptar, me precedentë penalë, ka rënë në prangat e policisë greke, në Longos, Aigialeia.
Gjatë arrestimit iu gjet një armë, ndërsa autoritetet po hetojnë lidhjet e tij, në një organizatë terroriste.
Krahas armës, e cila do të dërgohet për ekspertizë në laboratorët e mjekësisë ligjore të policisë në Athinë, atij i është gjetur edhe një thikë.
Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal për vjedhje, anëtarësim në bandë dhe shkelje të ligjit për armët.
36-vjeçari shqiptar ka qenë më parë i arrestuar për vepra të rënda dhe ka vuajtur dënimin me burg.
Në vitin 2016, ai u dënua për vjedhje me vlerë prej 500 mijë eurosh në tregun e perimeve Rentis dhe u lirua nga burgu në vitin 2024.
#kap #armatosur #teksa #tentonte #të #grabiste #një #banesë #arrestohet #shqiptari #precedentë #në #Greqi
Java News