Aktualitet
Tragjedia me 59 viktima në MV, Papa Françesku shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave dhe lutet për të lënduarit –

Papa Françesku shpreh “ngushëllimet e tij të thella” dhe siguron “afërsinë e tij shpirtërore me të lënduarit” në zjarrin dramatik që shpërtheu mbrëmë në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, me pasojë, 59 viktima dhe 155 të plagosur.
Kështu shkruhet në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar ipeshkvit të Shkupit, imzot Kiro Stojanov.
Në tekst, Papa Françesku siguron “kujtimin e tij në lutje për njerëzit që humbën jetën” dhe “ngushëllimin qiellor për ata që po vuajnë pasojat” e një prove kaq të hidhur.
#Tragjedia #viktima #në #Papa #Françesku #shpreh #ngushëllime #për #familjarët #viktimave #dhe #lutet #për #të #lënduarit
Java News