Aktualitet
U aksidentua në Greqi, ndërron jetë taksisti 47-vjeçar nga Tirana –

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.
Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.
Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.
#aksidentua #në #Greqi #ndërron #jetë #taksisti #47vjeçar #nga #Tirana
Java News