Aktualitet

Diskoteka, prej një viti pa licencë –

Ka shkuar në 60 numri i viktimave në tragjedi, ndër ta të shumë mitur. Këtë e bëri të ditur për “Ditarin me Erion Dushin” në A2 CNN, zv, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Arben Fetai. Sipas tij janë mbi 100 të lënduar në spitalet e vendit. Ajo që ngre pikëpyetje mbi funksioninimin e institucioneve është se klubi i natës prej një viti ka punuar pa licencë, ndërsa në të ishin shumë të mitur.

“Ajo që dihet është se biznesi ka një vit që ka punuar pa licencë, licenca ka skaduar në 24 mars të vitit të kaluar. Rrethanat e tragjedisë së rëndë për vendin tonë ngrenë shumë dilema mbi mënyrën e operimit të këtij biznesi dhe rrethanave. Prokuroria është në terren. Po analizon të gjitha rrethanat dhe po punon. U shpreh ngushëllimet familjeve dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve në mënyrë që të mos përkeqësohet bilanci”.

Ai tha se prokuroria po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa spitalet po përballen me fluksin e të lënduarve, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

#Diskoteka #prej #një #viti #licencë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button