Gjendet i vdekur një person në Vlorë, policia jep detajet e para –

Një 81-vjeçar është gjetur ditën e sotme i pajetë në banesën e tij në Vlorë, shkruan A2 CNN.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Po ashtu bëhet e ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij dhe pritet që t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
#Gjendet #vdekur #një #person #në #Vlorë #policia #jep #detajet #para
Java News