Aktualitet

Tre rezoluta nga 193 parti kanë tronditur themelet e narko-diktaturës –

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se 3 rezoluta ndërkombëtare të firmosura sëbashku nga 193 parti politike të të gjithë botës, kanë tronditur qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se PD do të bëjë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

Ai gjithashtu shprehu bindjen se në 11 maj opozita do të arrijë një fitore të thellë në zgjedhje, raporton A2 CNN.

Reagimi i Berishës:

Sigurisht që ne, do bëjmë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e votës. Por, i dashur Leart shkojmë në këto zgjedhje pasi tre rezoluta ndërkombëtare, të firmosura së bashku nga 193 parti politike të planetit kanë damkosur zgjedhjet e Edi Ramës si një farsë elektorale.

Pra, kanë dridhur themelet e narkokracisë dhe diktaturës së tij.

Ne, garantojmë shqiptarët që bëjmë çdo përpjekje për të numëruar çdo votë të tyre dhe për të firmosur më 11 maj fitoren e opozitës.

#Tre #rezoluta #nga #parti #kanë #tronditur #themelet #narkodiktaturës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button