Sport

Driblimin e kam falë qenve të mi

Lamin Jamali është padyshim një prej talenteve më të mëdha të futbollit të sotëm. Lojtari spanjoll po shfaq një rendiment të jashtëzakonshëm për moshën e tij, duke qenë një pjesë e rëndësishme e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës. Në një intervistë të fundit, Jamali ka zbuluar “sekretin” e driblimeve të tij. Futbollisti 17-vjeçar ka treguar se qentë e tij kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin e aftësive dribluese.

“Aftësitë dribluese? Një pjesë e mirë janë falë qenve të mi. Kur shkoja në stërvitje, babai im vinte të më merrte bashkë me qentë e mi. Duke qenë se ata nuk ishin të lidhur, vraponin pas topit. Kështu që mua më duhej që t’i dribloja”, ka thënë Lamin Jamali./Sport Ekspres/

#Driblimin #kam #falë #qenve #të
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button