Sport

Mbahet sesioni i 53 -të i KDNJ-së të OKB- së

Nga 19 qershori deri më 14 korrik, u mbajt në Gjenevë sesioni i 53-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Në këtë takim, Kina sqaroi qëndrimin e saj, paraqiti propozime lidhur me interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim, duke gjetur një përkrahje të gjerë mes bashkësisë ndërkombëtare.
Gjatë intervistës për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Agjencinë e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër Chen Xu u shpreh se në këtë sesion, Kina mbajti fjalime për temën e mbrojtjes së të drejtave të grave të moshuara apo personave me aftësi të kufizuara fizike përmes inteligjencës artificiale, duke marrë përkrahjen e mbi 70 vendeve, përfshirë ShBA-në, Greqinë, Austrinë etj.
Ambasadori Chen Xu vuri në dukje gjithashtu se në këtë sesion, Kina mbrojti sërish me vendosmëri barazinë e drejtësinë ndërkombëtare dhe kundërshtoi politizimin e problemit të të drejtave të njeriut .

#Mbahet #sesioni #të #KDNJsë #të #OKB #së

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button