Shqipëria provon me të gjitha mënyrat për të marrë Armando Brojën, nesër kthehet në ndeshjen e Premier League

Armando Broja është kthyer në një çështje të madhe. Shqipëria po provon me të gjitha mënyrat për të marrë sulmuesin e saj nga Everton, por ekipi anglez po bën shumë rezistencë pasi nuk dëshiron që ta lëshojë dhe të rrezikojë një tjetër dëmtim të tij.
Sa i përket Brojës, ky i fundit është gati për të dhënë kontributin e tij me fanellën e Kombëtares. Lojtari do të jetë nesër në stol në ndeshjen e Everton kundër Ëest Ham, teksa Armando po pret vetëm përgjigjen e Everton për t’u bërë gati dhe për t’u nisur në Shqipëri. Dilema është e madhe dhe do të shuhet ditën e nesërme, kur të publikohet lista nga ana e Silvinjos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Shqipëria #provon #të #gjitha #mënyrat #për #të #marrë #Armando #Brojën #nesër #kthehet #në #ndeshjen #Premier #League
SportExpress