LIVE! Hapet tuneli i Murrizit, për 60 minuta nga Tirana në Peshkopi –

Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën hapet për qarkullimin e automjeteve. Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.
Përfundimi i punimeve në tunelin e Murrizit e bën të aksesueshme të gjithë rrugën e Arbrit, një nga segmentet kombëtare më të rëndësishme, e cila do të nxis rritje ekonomike të zonës dhe të sektorit turistik.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.
Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.
Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.
Një vepër komplekse e cila mori jo pak kohë për shkak të gjeologjisë. Tuneli i Murrizit ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por ka pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë, dhe rrëshqitjes së dherave. Me hapjen e tunelit të Murrizit tashmë evitohet kalimi përmes bypassit të Murrizit.
#LIVE #Hapet #tuneli #Murrizit #për #minuta #nga #Tirana #në #Peshkopi
Java News