Nuk kisha qëllim të sulmoja SPAK-un –

Kryeministri Edi Rama e kritikoi deputetin socialist, Etjen Xhafaj për qëndrimet e ketij të fundit lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Vërejtjen kreu i qeverisë ia bëri përmes një mesazhi në WhatsApp drejtuar grupit parlamentar, duke paralajmëruar edhe të tjerët se mund të flasin për çështjen në fjalë nëse lënë mandatin e deputetit.
Në studion e News24, Xhafaj tha se i ka mirëpritur kritikat e kryeministrit, por duke sqaruar se qëllimi i tij nuk ka qenë të sulmojë SPAK-un apo reformën në drejtësi. Xhafaj tha se deklarata e tij e dhënë në një media është keqinterpretuar.
“Në çdo moment kritika të bën në një farë mënyrë që të rikthehesh dhe të reflektosh mbi atë që kë thënë. E mirëkuptova patjetër, sepse ka disa momente që mund të interpretohen ndryshe tek ajo intervistë, si një sulm ndaj SPAK, që nuk ka qenë në asnjë moment”, tha ai.
Por a pati kosto për të kjo deklaratë?
“Në asnjë moment! Kishte qenë shumë i qartë kryeministri dhe në takimin e Grupit Parlamentar dy ditë para intervistës sime dhe një një komunikim më parë. Nuk mendoj se më ka kushtuar, e prisja”, tha ai.
#Nuk #kisha #qëllim #të #sulmoja #SPAKun
Java News