E pyesin për golin e anuluar të Alvarezit, Anceloti luan sërish me nervat e Atletico Madrid: Nuk e kam mendjen fare te ajo ndeshje, ka kaluar…

Real Madrid arriti të kalojë në çerekfinale të Champions League teksa ia dolën në Ëanda Metropolitano nga ruleta ruse me Atletiko Madrid. Reali ishte më i mirë pas gjuajtjes së penalltive pasi Alvarez dhe Llorente ishin të pasakte për Atletico, por ende po flitet për penalltinë e sulmuesit argjentinas. Alvarez shënoi një gol, por penalltia e tij u anulua pasi reagoi dhoma e VAR-it, duke pretenduar se kishte dy kontakte me topin.
Pamjet nuk mund ta tregonin shumë qartë, gjë që shkaktoi kaos pas ndeshjes pasi Atletico pretendoi se ishin dëmtuar rëndë dhe se një gol i pastër u anulua. Për këtë ka folur sot Carlo Ancelotti, i cili doli para shtypit në konferencën për shtyp për ndeshjen me Villarrealin, që do të luajë nesër Real Madrid. Natyrisht, pyetja e parë ishte për të komentuar penalltinë e Alvarezit, të cilën ai e bëri.
“Nuk di çfarë t’ju them përveç se është një rregull. Ky rregull duhet respektuar dhe kaq”, tha Ancelotti dhe më pas u pyet për reagimin e nxehtë që erdhi nga radhët e Atletico-s pas gjithçkaje. “Nuk e kam ndjekur. Për ne ajo ndeshje ka përfunduar dhe jemi të fokusuar te tjetra, e cila tashmë është nesër”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#pyesin #për #golin #anuluar #të #Alvarezit #Anceloti #luan #sërish #nervat #Atletico #Madrid #Nuk #kam #mendjen #fare #ajo #ndeshje #kaluar
SportExpress