Bëhuni gati për epokën e re bërthamore! Si politikat e Trump mund të nxisin armatimin ekstrem të botës –

Administrata e dytë e Trump rrezikon të shkaktojë një valë të re të prodhimit bërthamor, jo nga shtetet diktatoriale apo terroristët, por nga aleatët e SHBA-së, të cilët mund të mos ndihen më të sigurt nën mbrojtjen amerikane.
Kështu shkruan “Foreign Affairs” e cila shton se rënia e mundshme e rendit ndërkombëtar mund të bëjë që shumë vende të ndjekin armët bërthamore si një mjet për të garantuar sigurinë e tyre në një peizazh të pasigurt gjeopolitik.
Politika e jashtme e administratës Trump karakterizohet nga një tërheqje nga angazhimet dhe partneritetet ndërkombëtare, veçanërisht ato që kanë ofruar historikisht garanci sigurie për aleatët e SHBA.
Se fundmi, edhe vetë NATO duket se po shkon drejt vështirësive të mëdha sa i përket presionit amerikan.
Nëse rendi shembet, vendet mund të ndihen të detyruara të zhvillojnë arsenalin e tyre bërthamor, nga frika e braktisjes nga SHBA.
Gideon Rose në artikullin e tij në “Foreign Affairs” thekson se çmontimi i rendit liberal mund të çojë në një përhapje të armëve bërthamore midis kombeve që dikur mbështeteshin në sigurinë e SHBA. Ai i referohet shkencëtarit politik Kenneth Waltz, i cili argumentoi se përhapja bërthamore mund të stabilizojë rivalitetet ndërkombëtare përmes konceptit të shkatërrimit të siguruar reciprok. Megjithatë, klima aktuale gjeopolitike mund ta sfidojë këtë hipotezë.
#Bëhuni #gati #për #epokën #bërthamore #politikat #Trump #mund #të #nxisin #armatimin #ekstrem #të #botës
Java News