Publikohet lista anti-Shqipëri, rikthime tek Anglia e Tuchel –

Në prag të nisjes së kualifikuesve të Botërorit 2026, dy ndeshjet e para të së cilave i luan përballë Shqipërisë në “Wembley” dhe Lituanisë në Talin, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel ka publikuar listën e kombëtares së Anglisë.
Për herë të parë tekniku gjerman i “Tre Luanëve” ka thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Burn të Newcastle dhe 18-vjeçarin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly.
Sakaq në kombëtaren angleze rikthehen Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Curtis Jones.
I pranishëm në listë është edhe Kylie Walker, pavarësisht se anglezi bëri një kalim surprizë në merkaton e janarit nga Manchester City te Milan.
Reparti i sulmit duket më i fortifikuari te Anglia, me kapitenin Harry Kane, yllin e City-t Phil Foden, Anthony Gordon dhe Dominik Solanke dhe Jarred Bowen.
#Publikohet #lista #antiShqipëri #rikthime #tek #Anglia #Tuchel
Java News